Mund të na kontaktoni në çdo kohë në numrin pa pagesë 0800-20-40

Lajmi kryesor

Produkti më i mirë në treg

Kompanitë e gazit njihen me sistemin e ri fiskal

11 Prill 2012

Pas më shumë se një viti testimesh, më në fund për tregun shqiptar të gazit bëhet i mundur zbatimi i sistemit fiskal të matjes për sektorin kryesor në vend.

lexo më shumë

AED realizon sfidën e radhës, certifikohet kalimatësi për gazin

21 Janar 2012

Kompania AED realizon me sukses një ndër objektivat më madhore në fushën e sistemit fiskal, duke kompletuar zinxhirin e tregut sa i takon kontrollit me mates, tashmë edhe në sektorin e gazit. Pas një pune intensive, kompania AED arrin të marrë certifikatën nga Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë dhe Kalibrimit për sistemin fiskal të kalimatësit, quajtur Promass 84 F, pajisje e teknologjisë së fundit dhe e përshtatshme për nevojat e tregut.

lexo më shumë

Bizneset nisin shërbimet me Factorial

26 Dhjetor 2011

Pritja dhe besimi i bizneseve është shpërblyer nga AED me vënien në zbatim të programit të ri të pagesave, Factorial. Pas prezantimit të gjërë në rrethe të ndryshme të vendit, partnerët e AED u bindën se projekti i ri konsiderohet me tepër interes për ta, dhe kështu lidhën kontratat paraprake me rreth 40 porosi të programit Factorial.

lexo më shumë

Kontrolli periodik, detyrim ligjor.

15 Dhjetor 2011

Kontrolli periodik i kasës fiskale është një detyrim ligjor, përcaktuar me vendim qeverie, ku janë të paraqitura edhe tarifat. Për këtë pjesë të VKM-së, AED është treguar mjaft e kujdesshme me klientët duke sqaruar me hollësi detyrimet që kompania jonë ka ndaj biznesit dhe anasjelltas.

lexo më shumë

zip1

Kasë fiskale që përshtatet për çdo lloj pike shitjeje!

KASA fiskale AED ® zip është produkt me shumë funksione, që falë karakteristikave përshtatet me çfaredolloj pike shitjeje.  Për më tepër, mund të përdoret si printer fiskal kur lidhet me kompjuterin ku është instaluar një softuer administrimi kontabël ose thjesht duke e lidhur me tastierën. AED®zip ofron mundësi përshtatje sipas kërkesave. 

Aed zip eshte marke e regjistruar e kompanise AED